Tuesday, December 4, 2012

Reiz Shehu- Patrioti beratas që braktisi Parisin për familjen dhe vendlindjen.



Mistika islame dhe bukuritë e Natyrës.
Reiz Shehu- Patrioti beratas që braktisi Parisin për familjen dhe vendlindjen.
interviste e botuar ne gazeten "Oroskop"

Titulli: mistik
Pikpamjet - republikane
Bindjet- atdheu dhe feja
Larg Shqipërisë-40 vjet

Ashtu si në tregimet e moçme dhe përrallat shqiptare kur bashkëshorti kurbetli rikthehet pas gjysëm shekulli larg familjes në vatrën shtëpiake rigjen pranë gruas së tij një burrë më të ri e të devotshëm të cilin arrin ta njohë si të birin vetëm me këshillën e mençurisë folklorike: "Idhnimin e mbramjes lene për në mëngjes dhe idhnimin e mëngjesit për në mbramje" kështu dhe zotëria me qylafin modern të dervishit nga Berati hidhërimin e një jete larg të dashurve e superoi pas 1990-ës dhe kthimit në baltën e mjaltët me gjerësinë oqeanike të zemrës. Rigjeti zonjën e tij, të birin që tashmë jeton si profesionist në Shtetet e Bashkuara dhe besimin gjigantesk i cili për hir të së vërtetës nuk e braktisi kurrë portretin prej fisniku. I afrohem me gaz teksa e gjej ulur naimisht nën hijen e një rrapi në qendër të Tiranës në Teqenë e Halvetive ku nuk reshtet së diskutuari me pathos mbi hallet e kombit si qëmoti rilindasit e dytë të neoshqiptarizmës. "Komunizmi është ende si gjarpëri të cilit i kanë shkulur dhëmbët por helmin e ka brënda ende" shprehet Sheh Reizi ndërsa tymos me pipën Alipashiote. Nën shtjellën e tymit kujton udhërrëfyesin e jetës së tij,  filantropin e Sheh Ali PAZARIN e famshëm e mrekullibërës, i cili e rriti si bir për shpirt dhe i dëfteu rrugën e pafundme të mirësisë supreme. Ishin vitet 40-të kur pas 6 vitesh burgim si klerik nacionalist, i ndarë prej komunistëve nga gruaja shtatzënë arriti të dalë fatbardhësisht në ish Jugosllavi dhe më pas të gjente preludin e tokës së premtuar, metropolin modern të artistëve europianë Par-is-in. atje ku së bashku me të vëllanë ngritën një restorant ku i shërbehej me përparësi klientëve shqiptarë të cilët shpesh nuk qe e nevojshme të paguanin prej kodit të mikpritjes. Pranë të tetëdhjetave Sheh Reizi mustaqemprehur e veshur me dritë shpirtërore,  vlerëson duke e parë rrugën e përshkuar si nga maja e Shpiragut se familja, Zoti dhe kombi janë motivet jetgjatësisë së mundimshme por të bukur…





Z. Reiz si një njeri i jashtëzakonshëm bamirës e fisnik shumë shqiptarë sidomos në krahinën e Shqipërisë Jugore ju dedikojnë dhe jetën e dytë të tyre, të fëmijëve ose të  të afërmve.  Çfarë  ishte dhe  është qylafi i dervishit për ju?

Unë nuk besoj në anën formale, besoj në shpirtin e njeriut dhe Zotit.
Dikur pikpamjet fetare kanë qënë të lira në Shqipëri e. viteve 30-40-të. Asnjë komb në botë nuk ka traditën e bukur fetare  që ka kombi ynë. Harmonia midis të krishterëve dhe myslimanëve nuk gjindet në asnjë vend dhe komb tjetër.

-Si është psikologjia e qytetarit francez?

Është egoist dhe shumë nacionalist. Duket si tolerant dhe liberal por në thelb për gjëra të rëndësishme është konservator.

-Po ligjet mbi gjuhën franceze  dhe emërtimet e mjediseve publike a i keni ndeshur gjatë jetesës në Versajë?

-Ata nuk janë si ne. Gjuha shqipe sot është 20% e huaj. Fjala Shans do të thotë fat nga frëngjishtja. Por më habit fakti që shqiptarët e përdorin pa ia ditur kuptimin ose në mënyrë të panevojshme. Unë në librat e mi  nuk marrë fjalë hua sepse hua merret kur të mungon një fjalë jo kur nuk të mungon të marrësh hua.



-Cilët janë librat tuaj, vepra cilat drejtime  të jetës pasqyron?


-Titullohet"Shkëndija hyjnore"   libri i vogël me poezi të përkthyera nga vepra e Mevlana Xhelaludin Rumiu.Vjersha mistike më ka tërhequr gjithë jetën time. Mistika është njësoj si të flasësh për të bukuritë e Natyrës .
Njeriu ia dedikon një vajze apo djali të bukur, natyrës kurse ne mistikët islamë ia dedikojmë Zotit.Mistika për mua nuk është një psikologji por është shkencë. Unë nuk e marr si romancë një dukuri ose ndodhi por e jetoj praktikisht. Ligjet e. Natyrës janë ligjet e. Zotit. Një gjë nuk e. di vetë por ka një kuptim hyjnor. Nga pikpamja mistike nuk ka tjetër veçse Absolutit.

-Çfarë simbolizon Hëna me trajtat e saj?

Hëna ka qënë diell thotë Kurani por është shuar.  Hëna tregon kohën, që dikur ka qënë diell. Kurse dielli i zi është kur zihet nga Hëna dhe ndodh eklipsi. Hëna ndërrohet sepse ajo zhduket dhe vjen prapë. Asgjë nuk manifestohet pa kuptim, asgjë nuk është krijuar kot.Ne ia lëmë Zotit shpjegimin.

-Eklipsi çfarë është në mistikën islame?

Rruzujt ndërmjet tyre zënë njëra tjetrën shpjegohet dhe nga ana shkencore. Edhe në mbjelljet ndikon shumë hëna po kështu dhe në baticat dhe zbaticat detare.

-A ndikon hëna dhe në fatin e njeriut?

-Besoj se jo, fati i njeriut është një urdhër hyjnor.
Hëna është më tepër si mjet kalendarik për të programuar kohën.




-Ligjet e universit cilat janë në lidhje me trupat qiellorë?

Nuk merret me mend si rruzullohen yjet ndërmjet tyre: psh. dimë nga shkenca që janë dy yje  që herë herë afrohen njëri me tjetrin deri sa mund të takohen por një sekondë të vetme para kalon një yll i. madh ndërmjet tyre. Sikur ata ta kapin këtë moment  në mes do të shuhej bota mirëpo ai për 1 sekondë largohet kaq preçizion ka natyra në mekanikën e. lëvizjes dhe orbitës së tyre. Universi nuk është si materi vetëm por manifeston ligjin e Krijimit ligjin e Zotit. Ajo inteligjenca universale që drejton botën.Bota nuk është vetëm një trup gjigand në vetvete por ka një inteligjencë brënda.  Një trup e. urdhëron inteligjenca, edhe mbarë botën dhe ky është zoti i padukshëm. Kjo është energjia kozmike.
Kështu thuhet në Kuran: "Nuk ka askush forcë si Zoti".Ai është burimi i. energjisë.


-Çfarë   është drita për ju dhe si shpjegohet në mistikë?

Elektriku na jep dritë dhe ne nuk e. dimë prej nga vjen energjia elektrike. Po kështu dhe drita sipas këtij modeli prej andej buron
si entitet prej Zotit.

-Xhelaludin Rumiu si personalitet i Mistiçizmit a është një pikë referimi për ju?

-Xhelaludin Rumiu që në shek 13-të që ka jetuar ka arritur të shpjegojë atomin dhe ndarjen e tij. Ku e mësoi Ai ndërkohë që Ajnshtajni e bëri këtë zbulim në shekullin e 20-të?! Nuk pati njohje shkencore vetëm literaturë fetare përveç Kuranit.

-A është  vetë që Kurani zbulon në rrugë shkencore misterin e Krijimit?

Kurani është krejt shkencë. Sipas profetit Muhamed a.s versetet e
Ndryshme kanë 7 kuptime. Në 29 kaptina të Kuranit që ka 114 kaptina ka gërma enigmatike. Nga 1 deri në 5. Enigmatike që nuk mund ti gjindet kuptimit.







Më pëlqen tju komunikoj nektarin e zbulimit të një enigme të jetës së përditshmëe nga hyjnori Rumi:


O ju rruzuj nëpër qiej
Rruga juaj qënka e gjatë
Ju vallzoni rreze dielli pa pushim e ditë e natë
Edhe unë ashtu si ju për një dritë që është më lart
Po vallëzojmë si mulliri
Të gjithë kemi një zanat